Siç njoftojnë nga Qeveria e Bullgarisë, kryeministri Boyko Borissov dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, si dhe ekipet e tyre, kanë komunikim të vazhdueshëm me të gjitha temat që janë në interes të përbashkët. Edhe kryeministri Borissov edhe kancelarja Merkel janë të interesuar të gjejnë zgjidhje për çështjen me Shkupin,raporton INA.
Nga Qeveria bullgare thonë se përpjekjet e palës bullgare kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë drejt arritjes së dialogut dhe kuptimit për zgjidhjen e çështjeve bilaterale me Maqedoninë e Veriut, por, siç thuhet në njoftim, për këtë qëllim duhet të ketë vullnet nga të dyja palët.
Më herët u publikua se Merkel ka biseduar me kryeministrin bullgar për bllokimin e Maqedonisë, ndërsa duke u përgjigjur në pyetje të deputetëve në Bundestag, Merkel pret se do të tejkalohet bllokimi bullgar.
Ndryshe, kancelarja gjermane në Bundestag u kritikua nga deputeti i partisë së tij për shkak se Gjermania si kryesuese e BE-së nuk i filloi bisedimet me Maqedoninë e Veriut ashtu siç u premtua. Ai pyeti Merkelin si i vlerëson mundësitë që në të ardhmen e afërt do të tejkalohet bllokimi bullgar ndërsa ajo u përgjigj “Edhe një herë bsedova me kryeministrin bullgar, Boyko Borissov dhe shpresoj se këto çështje do të tejkalohen në të ardhmen e afërt”.