Këshilli i Ministrave emëroi sot Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullakun. Lajmin e bëri me dije ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
“Sot Këshilli i Ministrave emëroi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Ai ka mbajtur shumë detyra dhe ka qenë i vlerësuar në çdo pozicion ka mbajtur. Zoti Rrumbullaku mban gradën e drejtuesit të parë dhe plotëson kushtet për të qenë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Në orën 16: 00 do të bëjmë një prezantim të gjerë të zotit Rrumbullaku, por ashtu edhe të drejtoreshë së re të IKMT-së”, tha Çuçi.
Muhamet Rrumbullaku është diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë, në Fakuletin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010.
Rrumullaku ka ndjekur disa trajnime, çertifikuar në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Hungari. Gjithashtu, ka mbajtur një sërë postesh në qarqet Tiranë, Durrës dhe Dibër.
Nga viti 2019 deri më 2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.
Prej 24 marsit të këtij viti, ai mbante postin e Drejtorit të Mbikëqyrjes Policore, të cilin e dorëzoi disa ditë më parë dhe aktualisht mbahet nga Ardi Veliu.
/Argumentum.al