Pas Pfizer, AstraZeneca dhe Sputnik V, Shqipëria pritet të marrë edhe vaksinën kineze Coronavac.
Qeveria shqiptare ka arritur marrëveshjen për vaksinën kineze Coronavac, e krijuar nga kompania Sinovac.
Blerja e vaksinave nuk është bërë në mënyrë të drejtëpërdrejtë me Republikën Popullore të Kinës, por nëpërmjet distributorit turk “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”.
Kjo kontratë është hartuar në të njëjtën mënyrë si me vaksinat nga kompania Pfizer, pasi është sanksionuar ruajta e sekretit tregtar, pa bërë publike të dhëna mbi sasinë dhe çmimin me të cilin është blerë.
Marrëveshja është publikuar pasditen e së martës në Fletoren Zyrtare.