Mediat italiane (corriere.it) bëjnë me dije se qeveria shqiptare ka miratuar projektin e transferimit të 150 milionë metër kub ujë në vit nga Gjirokastra drejt Puglias.
Qeveria shqiptare i ka dhënë dritën jeshile ujësjellësit që do të lidhë Gjirokastrën (Girokaster), në Shqipëri, me Galugnano, në Salento. “Qeveria shqiptare na ka autorizuar të fillojmë projektimin e ujësjellësit që do të lidhë Shqipërinë me Italinë. Shqipëria hedh një sasi të madhe uji të mirë në det dhe padyshim ka interes të paguhet për ujin. Ne kemi interes ta marrim sepse për ne uji do të thotë t’i japim një model të ri bujqësisë, të bëjmë turizmin të rritet dhe t’u japim një të ardhme të gjithë pulianëve”, deklaroi presidenti i rajonit të Pulias, Michele Emiliano, gjatë një konference për shtyp në Bari për investimet në sistemin e ujit.
Për të ndërtuar infrastrukturën do të duheshin 4 vjet punë dhe një miliard burime, për t’u financuar nga BEI, BERZH, shteti italian, rajoni dhe burimet e veta të ujësjellësit pulian. Qëllimi është që çdo vit të transportohen 150 milionë metër kub ujë në Pulia. Për Pulian është një infrastrukturë strategjike, duke pasur parasysh thatësirën që ka karakterizuar vitet e fundit. Por Shqipëria do të kishte edhe një kthim ekonomik, duke qenë se do të hapeshin rreth 8000 vende të reja pune direkte dhe indirekte, shkruan corriere.
Propozimi i Konfindustrisë
Propozimi u lançua në vitin 2022 nga presidenti i Confindustria Puglia dhe Bari-Bat, Sergio Fontana. “Këtu në Pulia, ne kemi aftësitë për të qenë një pikë referimi kombëtare për politikën e ujit. Kemi Ujësjellësin Pulian, më të madhin në Evropë, stacionin e parë kontraktues në Pulia. Të bashkuar buzë detit Adriatik kemi përballë Shqipërinë, një vend shumë i pasur me ujë. Ne kemi marrëdhënie të jashtëzakonshme të ngushta me Shqipërinë. Ne kemi një mundësi të madhe për të trajtuar krizën e ujit, në mënyrë proaktive. Ne mund t’i japim jetë një projekti të madh dhe ambicioz: të ndërtojmë një infrastrukturë mbresëlënëse ujore në detin Adriatik midis Pulias dhe Shqipërisë”, tha Fontana, gjatë asamblesë vjetore të Confindustria Bari-Bat.
Ndërsa sipas mediave italiane, ky projekt tashme ka marrë dritën jeshile nga qeveria shqiptare, është me rendesi të theksohet se vete qytetaret shqiptare kanë mungese te ujit te pijshëm. Nese në Tiranë, në disa zona furnizimi me ujë 24 orë është i mundshëm por uji i rubinetave nuk është i pijshëm. Ndërsa në qytete të tjera të Shqipërisë, uji vjen ende me orar.
Vertet Shqipëria është e pasur me burime ujore, por infrastruktura dhe rrejti i shpërndarjes për ta sjelle të qytetari ujin është i amortizuar në disa zona dhe në disa qytete të tjera nuk ka investime në rrjetin e ujësjellësit.
/Argumentum.al