Drejtuesit e LSDM-së dhe të VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, do të takohen të shtunën për të diskutuar qeverinë teknike.
Zaev dhe Mickoski do të takohen së pari në qeveri në ora 5 pasdite ndërsa kreu i BDI-së Ahmeti dhe kryetari i VMRO-DPMNE Mickoski do të takohen në një lokacion të panjohur në orën 7.30 pasdite. Ky informacion konfirmohet nga selia e VMRO-DPMNE-së, shkruan MKD.mk. Detajet e formimit të qeverisë teknike dhe zgjidhjeve të kuadrit do të diskutohen në takime. Sipas marrëveshjes nga takimi i fundit i lidershipit më 3 janar, qeveri e re teknike duhet të formohet nën parimet e Marrëveshjes së Përzhinës, me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të planifikuara për 12 Prill./GazetaExpress/