Presidenti Ilir Meta mirëpret vendimin e maxhorancës për tu tërhequr dhe për të mos votuar dy ligjet që njihen si paketa antishpifje. Në një prononcim për median ai e quajti hap pozitiv.
“ Reflektimi u shërben qëllimit më të madh të përbashkët që është mbrojtja e të drejtave kushtetuese të të gjithë qytetarëve shqiptarë si dhe në rastin konkret dhe garantimin e standardeve demokratike europiane. Nuk është humbje për askënd aq më tepër që dihen shqetësimet serioze që kishin ardhur nga ndërkombëtarët. Mendoj se është pozitiv.”
Mazhoranca shtyu votimin deri në marrjen e opinionit të Venecias.