Po investove atje, Mali i Zi te pajis me pasaporta. Investitorët e huaj tani mund të marrin pasaporta malazeze bazuar pikerisjt në investimet në projektet e zhvillimit.
Kjo pasi vendimi i qeverisë malazeze mbi “qytetarinë ekonomike” hyri në fuqi më 1 janar 2019.
Sipas tij, një investitor mund të marrë nënshtetësinë malazeze në disa mënyra, duke përfshirë pagesën prej 100,000 eurove në llogarinë e krijuar për të financuar “njësinë e komunitetit lokal më pak të zhvilluar”.
Shtetësia mund të përfitohet duke paguar të paktën 450,000 euro me qëllim të investimit në një projekt zhvillimi në Podgoricë dhe në rajonin bregdetar, ose 250,000 euro në pjesën veriore apo qendrore të Malit të Zi.
Sipas raportit, këto para do të shkojnë në një fond të veçantë që do të financojë ndërtimin e infrastrukturës në komunat më pak të zhvilluara, kryesisht në veri të vendit. Vendimi përcaktoi se pagesat do të monitorohen nga një auditor i pavarur.