Deputeti Ralf Gjoni ka kritikuar ashpër presidentin Meta për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve, sipas së cilit nuk ka asnjë të drejtë ligjore të bëjë një gjë të tillë.
Nga foltorja, Gjoni e ka cilësuar si ditë të zezë votimin e Metës, sipas së cilit në këtë datë mori fund LSI-ja.
“Dita kur Ilir Meta u vendos president, ditë e zezë! Largimi i Metës nga LSI-ja fund i kësaj partie. Nuk e kam besuar kurrë se zgjedhja e Metës është për të mirën e Shqiptarëve, por doni ta hiqnit nga politika dhe ta çonit në atë “azil pleqsh”. Meta president mbi palët? Ilir Meta bisht politike, makineri politike. Meta president mbi palët? Presidenti nuk vlen asgjë në këtë vend, jo Meta, por presidenti. Princ Leka më dinjitoz se presidenti. Ishte më i urtë Nishani. Ç’takstirat kanë shqiptarët që të merren me tekat tuaja”, tha Gjoni.
Ai bëri edhe një deklaratë të fortë.
“Flitet që ditën e zgjedhjeve të ketë atentate. Janë ngritur celula me snajeperë për atentate kundër politikanëve. Duhet të mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurisë Kombëtare”, tha ai.