Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim Përfaqësuesin e Lartë të BE për Politikat e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Josep Borrell, ku kërkoi që BE të përfshijë Ballkanin Perëndimor në planin e ndihmës për situatën e krijuar nga lufta në Ukrainë.
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët për shtyp me Josep Borell tha se Shqipëria është gati për fillimin e bisedimeve, por BE po vazhdon të mos mbajë premtimet, duke theksuar faktin se puna po çalon tek vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.
Rama theksoi faktin se Shqipëria është e gatshme për anëtarësimin, por “s’do të humb gjumin” , pavarësisht vonesave nga ana e BE, pasi puna do të vijojë me të njëjtin ritëm.
“Kemi diskutuar mbi shqetësimin e madh që është krijuar nga lufta në Ukrainë dhe të gjitha pasoja e saj që janë shfaqur në Europë dhe jo vetëm. Fillimisht në formën e rritjes së çmimeve dhe për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit si edhe qëndrimin e Shqipërisë si edhe BE ;lidhur me agresionin e Rusisë mbi Ukrainën. Pjesë ë diskutimit ka qenë edhe ecuria e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe konkretisht e procesit për hapjen formale të bisedimeve për anëtarësim, gjë për të cilën besoj se Borrel do flas vet. Unë kam përsëritur atë që dihet botërisht se Shqipëria ka zgjedhur këtë pozicion, si pozicionin e saj natyral dhe jo se na e ka kërkuar njeri. Ne jemi anëtar krenar të NATO-s, jemi krenarë për qenien tonë europiane. Lufta në Ukrainën është një vijë ndarëse mes botës që ë njohim mirë të mungesës së të drejtave të lirive që ne e njohim mirë, të izolimit dhe të dhimbjes nga një regjim autoritar dhe botës që kemi sot, e cila është pakrahasimit më e mirë se ajo që kishim. Qëndrimi ynë nuk është një qëndrim parimor, por jetësor, ekzistenca, në raport me fëmijët tanë dhe këtë atdhe që e kemi trashëgimi nga të parët tanë.
Folëm për çeljen e bisedimeve, unë mbeten aty ku kam qenë më parë, është çështje e misionit europian. Ke e ka thënë më përpara që Shqipëria duhet të ulen në tryeze, por nuk e ka arritur për shkak të Maqedonisë së Veriut. Ne jemi të gatshëm për anëtarësimin, por nuk do të humbasim asnjë minute nga ai pak gjumë që flemë, sepse do të vazhdojmë të bëjmë njësoj punën.
Sa më parë ta bëj KE aq në nderin e tyre është, sepse po kalon shumë kohë duke premtuar dhe duke mos mbajtur premtimet. Nuk është vullneti i KE, por çështje bllokimi mes 2 vendeve të tjera Maqedonisë dhe Bullgarisë.”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka folur me përfaqësuesin e lartë të BE i Josep Borrell për përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në skemën e ndihmës për krizën energjetike dhe pasojat e tjera të luftës.
Rama deklaroi se në këtë pikë nuk duhet vepruar njësoj me skemën e ndarjes së vaksinave gjatë periudhës së pandemisë.
“Do vazhdojmë të njëjta punë që kemi bërë dhe na afrojnë më shumë me standardin e BE. Fola edhe për domosdoshmërinë që nëse BE do të ketë një plan për të mbështetur vendet për përballimin e krizës energjetike që është pjesa më e rëndë e krizës dhe pasojave të tjera të luftës të mos e lënë Ballkanin Perëndimor jashtë si e lanë me skemën e vaksinave.
Të nxitohet projekti i koridorit të tetë. Tani në këto kushte të reja bëhet edhe më strategjik në aspektin e një koridori sigurie. Këto ishin temat. Dua ta falenderoj mikun tonë sepse është një mik më shumë i këtij rajoni dhe është një avokat që Meriton respektin tonë për aq sa bën që të përshpejtojë këto procese që kanë nevojë për zërat dhe njerëzit e duhur”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama shprehu sot domosdoshmërinë e përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor, në rast se Bashkimi Europian do të ketë një plan për të mbështetur vendet për përballimin e krizës energjetike dhe të pasojave të luftës në Ukrainë.
Në konferencën e përbashkët për shtyp në Tiranë, me përfaqësuesin e lartë për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë dhe zv.Presidentin e Komisionit Europian, Josep Borrell, Rama theksoi po ashtu se duhet të nxitohet mundësisht edhe projekti i Korridorit 8, si pjesë e planit ekonomik të investimeve, por që tanimë bëhet strategjik në aspektin e një korridori sigurie”.
“Folëm për domosdoshmërinë se nëse BE do të ketë një plan për të mbështetur vendet për përballimin e krizës energjetike, që është edhe pjesa më e rëndë e krizës, edhe për përballimin e pasojave të tjera të luftës, të mos e lërë Ballkanin Perëndimor jashtë, siç e lanë kur bënë skemën e parë të shpërndarjes së vaksinave”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se në takim u diskutua mbi shqetësimin e madh që është krijuar nga lufta në Ukrainë dhe të gjitha pasojat e saj që janë shfaqur në Europë dhe jo vetëm në Europë, fillimisht në formën e rritjes së çmimeve.
“Kemi diskutuar patjetër edhe për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe qëndrimin e Shqipërisë mbi agresionin rus në Ukrainë”, tha Rama.
Kryeministri informoi se pjesë e diskutimit ka qenë edhe ecuria e mëtejshme procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, konkretisht për hapjen formale të bisedimeve për anëtarësim.
“Shqipëria ka zgjedhur këtë pozicion si pozicionin e vetë natyral dhe jo se na e ka kërkuar njeri në Bruksel, Berlin, Paris apo qoftë edh në Uashington. Ne jemi anëtarë krenarë të një aleance të madhe siç është NATO dhe jemi po ashtu europianë krenarë për qenien tonë europiane dhe shqiptarë që shohim nga Europa, derën e të ardhmes sonë”, shtoi Rama.
/Argumentum.al