Salla e re e koncerteve “Tonin Harapi” në Liceun Artistik “Jordan Misja”, është gati të presë artistë, si emrat që na kanë bërë të ndihemi krenarë duke na përfaqësuar në skenat më të mëdha botërore.
Në e kësaj salle, Kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e shkëlqyer që është bërë në këtë lice. “Edhe llozha sipër ishte jashtëzakonisht spektakolare si kënd shikimi. Artet figurative me siguri ndihen pak të diskriminuara në raportet e hapësirave, sepse i keni lënë papafingon e gjithë kësaj hapësire, por më vjen shumë mirë që sot vijmë për ta çelur këtë sallë”, tha Rama.
Kryeministri kujto kushtet që ishin në godinën ekzistuese para rindërtimit, ndërsa theksoi se liceu është pajisur edhe me piano të reja, pas atyre pianove heroike që kaluan në shumë breza.
Sot këtu është bërë një punë shumë e mirë, tha Rama, duke shtuar se u takon atyre që do ta kenë nën kujdes që ta mirëmbajnë dhe t’ua lënë brezave në vijim në kushtet më të mira.
“Ndërkohë që po hynim këtu më çoi kujtesa shumë kohë mbrapa, kur ishte një lice shumë modest nga pikëpamja e infrastrukturës dhe kushteve. Edhe pse duket sikur pati një kohë që shkoi në një situatë shumë të vështirë, pro ka qenë me kushte shumë modeste, liceu që ka nxjerrë gjithë ata artistë të jashtëzakonshëm si Ermonela Jahon, Saimir Pirgun, Inva Mulën e plotë të tjerë, pro edhe Zana Çelën që edhe pse nuk është në skenë është protagoniste e rëndësishme në funksion të atyre që hipin në skenë”, tha Rama.
Liceu, sipas tij, “ishte shumë modest nga pikëpamja e infrastrukturës, por kishte shumë pasion vullnet dhe disiplinë”.
Ky lice, tha Rama, është një shembujt për të ilustruar një fakt, që një ëndërr që njeriu e shikon me sy hapur patjetër që mund ta realizojë nëse ka vullnet dhe është i gatshëm për të sakrifikuar.
Ai solli shembullin e Ermonela Jahos, që ia doli të këndojë në “La Scala”, duke realizuar kështu ëndrrën e saj. I tillë është në futboll shembulli i Mesit, që edhe pse vuante nga një problem me hipofizën dhe trajtohej si pacient guxoi të ëndërronte dhe ia doli.
“I them këto për vajzat e djemtë që janë këtu, ku i ka sjellë një pasion, një imagjinatë lidhur me instrument, zërin që kanë brenda, muzikën. Nëse e shikojnë me sy hapur ëndrrën që një ditë të jenë në majë duhet ta besojnë e të jenë të gatshëm që ta ngjisin majën. Në rrugën drejt majës shumica rrëzohet, por kushdo që e sheh majën dhe zëri i brendshëm i thotë mund të shkosh, mund të shkoj. Është thjesht çështje vullneti dhe gatishmërie”, tha Rama.
Në përfundim, Kryeministri shprehu kënaqësinë që sallë mban emrin e Tonin Harapit, një burrë shumë fisnik që rrezatonte një butësi të jashtëzakonshme.