Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Lezhë, kandidatin për kryetar bashkie Pjerin Ndreu. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal tek opozita, për të cilën tha se frika nga humbja e ka bërë që mos futen në zgjedhjet e 30 qershorit. Madje Rama nuk nguroi të bënte dhe batuta.
Edi Rama: Ata janë frikacakë. E keni parë filmin “Beni ecën vet”. Kur Beni ecën në pyll dhe këndon me zë të lartë?! Ata bërtasin për të trembur frikën e tyre dhe nuk trembin askënd. Janë të alarmuar nga reforma në drejtësi. Nuk e kanë dashur që ditën e parë. Nuk e duan dhe sot. Por sot ndryshe nga dita e parë e dinë që nuk e ndalin dot.
Rama tha se opozita që ka vendosur të ikën nga zgjedhjet, nuk kanë asgjë tjetër në dorë, përveç ikjes së tyre në drejtim të paditur.
Edi Rama: Është një betejë më e qartë se të tjerat mes të shkuarës dhe të ardhmes. Mes nesh që duam ta çojmë përpara me punë dhe atyre që duan ta kthejnë mbrapsht përsëri. Ta kthejnë mbrapsht me baltë, sherr dhe konflikt. Mes nesh që duam një vend normal demokratik dhe duam tu lëmë fëmijëve tanë një vend të denjë për ta dhe atyre që duan vetëm pushtet përmes dhunimit të demokracisë. Ata kanë frikë nga zgjedhjet prandaj bërtasitn. Kanë frikë të vijën para popullit dhe të pranojnë gjykimin e njerëzve me votë. Prandaj kërcënojnë se nuk do ta lënë popullin të shprehen me votë. Ata që vendosën të ikën nga zgjedhjet nuk kanë në dorë asgjë tjetër përveç ikjes së tyre në drejtim të paditur. Drejtimi i Shqipërisë dihet, drejtimi ynë dihet, edhe drejtimi që është kundër nesh por jo kundër nesh dihet. Zgjedhjet pa opozitën janë antidemokratike kur opozita pengohet të mos hyjë në zgjedhje. Por kur opozita vendos të mos hyjë vetë janë demokratike.