Pas letrës së Ilir Metës, drejtuar Asamblesë Socialiste, ka ardhur edhe reagimi i Edi Ramës. Ky i fundit shkruan se Meta po sekëlldis me fjalimet qesharake dhe me dekorata edhe të rënët.
“Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake” – shkruan Rama në Twitter.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”et” dir=”ltr”>Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!</p>— Edi Rama (@ediramaal) <a href=”https://twitter.com/ediramaal/status/1314492005628743680?ref_src=twsrc%5Etfw”>October 9, 2020</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>
Më herët, Meta i është drejtuar me një letër Asamblesë së PS e cila mblidhet sot. Në mesazhin e tij kreu i shtetit thotë se kryeministri Edi Rama e ka marrë peng Partinë Socialiste. Ai shprehej se është i gatshëm të japë dorëheqjen nëse kryeministri tregon publikisht fakte për ‘takimin me një personazh të botës së krimit.