Partia Socialiste vendosi sot të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shkak se ky i fundit vendosi të anulojë datën e zgjedhjeve.
Këtë vendim e ka marrë sot Kryesia e Partisë Socialiste, ndërkohë që kreu i qeverisë Edi Rama është shprehur se vendimi i presidentit ishte i pritshëm.
Kryeminsitri Rama ka theksuar në mbledhje se duhet të shpalosim të gjitha argumentet kundër këtij vendimi të presidentit.
“Vendimi i presidentit ishte i pritshëm! Ne jemi Republikë Parlamentare, jo Presidenciale. Ndaj asgjë s’na ndal të vijojmë përpara me 30 qershorin. Të enjten debat shumë i gjatë parlamentar. Të shpalosim të gjitha argumentet kundër këtij vendimi të presidentit. E enjtja do të finalizohet me rezolutë për shkarkimin e presidentit. Duhet të fokusohemi tek 30 qershori. Jemi në mes të lojës. Pas debatit çështja diskutohet ne KQZ e me pas do kalojë në Kolegj Zgjedhor. Fokusi jonë është 30 qershori”, tha Rama.
Ndërkohe që kryeministri Rama ka dal i buzëqeshur nga selia rozë, në shoqëri të Erion Veliajt.
Socialistët kanë paralajmëruar të enjten do të zhvillojnë debat në Parlament, ndërkohë që kanë thënë se Ilir Meta ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyrën e kreut të shtetit.