Kush do të luajë të zgjuarin me çmimet e ushqimeve dhe të barnave mund ta humbasë përfundimisht të drejtën të tregtojë ushqime e barna e me radhë”, deklaroi sot kryeministri Edi Rama.
“Fatmirësisht unë jam i mësuar. Punoj shumë online me ministrat dhe bashkëpunëtorët. Nuk më duket keq të qendroj në shtëpi dhe të kaloj më shumë kohë me Zahon. Më vjen mirë që shumë prej shumë e keni mirëpritur këtë shtetrrethim në Tiranë dhe Durrës. Më vjen mirë po ashtu që dhe vlonjatët nuk e kanë shkelur shumë rregullin e qarkullimit. Ky është vetëm fillimi i një lufte, që nuk e di askush se sa do të zgjasë. Më mallkoni sa të doni, por masat do të përshkallëzohen bashkë me ndëshkimet. Kush do kapet në rrugë në shkelje të rregullit për qarkullimin, mund të rrezikojë patentën. Kush do luajë të zgjuarin me çmimet e ushqimeve dhe barnave, mund të humbasë të drejtën të tregtojë ushqime dhe barna”, tha Rama.
Rama tha se “ka një serë sanksionesh të reja që po përgatiten për të ndaluar dezertorët e mundshëm”.