Kryeministri i vendit Edi Rama ka mbledhur në “Pallatin e Brigadave” grupin e vjetër parlamentar dhe të rinjtë, që fituan mandatin në zgjedhjet e 25 prillit.
Ai porositi deputetët e zgjedhur dhe kërkoi prej tyre te heqin dorë nga “nepotizmi dhe favorizimet e pandershme”.
“Mandati i tretë është më i vështiri për Partinë Socialiste. Të jenë të gjithë të gatshëm të heqin dorë nga lojërat e vjetra. Të jenë të gjithë të angazhuar, jo vetëm ta luftojmë, por secili ta luftojë nepotizmin dhe klientelizmin”, tha Rama.
Shefi i qeverisë u zotua publikisht se mandati i tretë i Partisë Socialiste do të kthehet në fazë zhvillimi për vendin.
“Mandati i tretë duhet të jetë një fazë e zhvillimit të vendit, ku pastrimi i sistemit të drejtësisë duhet të shoqërohet paralelisht me një ofensivë frontale ndaj korrupsionit në çdo nivel të administratës”, tha ai.
Ai po ashtu u kërkoi deputetëve të tregohen të matur në komunikimet publike dhe ato parlamentare.
Kryeministri gjithashtu u shpreh se dora e mazhorancës do jetë e shtrirë pa kushte ndaj Partisë Demokratike, një thirrje kjo që është artikuluar vazhdimisht prej tij jo vetëm në fushatë, por dhe pas saj.
“Dora e bashkëpunimit për PD do jetë e shtrirë pa kushte, pavarësisht nga sjellja e kundërshtarëve”, tha ai.
Pavarësisht se nuk është bëri i ditur kabineti i plotë qeveritar, Rama vlerësoi punën e shefit të grupit parlamentar Taulant Balla dhe ministres Elisa Spiropalit, të cilët i konfirmoi si pjesë të mandatit të tretë.
“Përgatitemi për dy fitoret e radhës, 2023 dhe 2025″/ Rama: Deputetët që s’do jenë në Kuvend do përfshihen në punët e…
Gjatë takimit me deputetët e vjetër dhe të rinj, kryeministri Edi Rama tha se ato do të vazhdojnë që të jenë të gjithë një skuadër për të përmbushur misionin e PS-së në krye të punëve të këtij vendi. Rama tha se të gjitha ata që gjatë mandatit të tretë nuk do të jenë në Kuvend do të kenë mundësi që të përshihen në punët e ekzekutivit dhe të partisë.
‘Shumë prej jush të tjera janë dhe nuk do të jenë në qeveri. Ne do të jemi një skuadër dhe ndryshimet do të jenë në funksion të skuadrës që di t’ia dalë të jetësoj misionin e PS-së që të jetë në kry të punëve të vendit. Nuk do të jetë e tepërt që të falenderoj deputetët që e përfunduan punën e tyre të mandatit të dytë duke dhënë kontributin në Kuvend në periudhën e vështirësive më të jashtëzakonshme për një udhëheqje politike, tërmeti dhe pandemia, pa llogaritur edhe kundërshtinë destruktive të opozitës deri në djegien e mandateve. Puna nuk u ndërpre uniteti i grupit parlamentar nuk u vu asnjëherë në pikë pyetje. Të gjitha ata që gjatë mandatit të tretë nuk do të jenë në Kuvend do të kenë mundësi që të përshihen në punët e ekzekutivit dhe të partisë. Duhet ti japim energji të re PS-së. Nis puna në tre hapësira të ushtrimit tona në Kuvend, qeveri dhe parti. Nis puna për 2 fitore të tjera, zgjedhjet vendore të 2023 dhe ato parlamentare të 2025 . Populli do të ndajë të njomët nga të thatët. Mandati i tretë do të jetë më i vështiri, pasi do të rikonfirmohet PS-së 4 vite nga sot.’- tha Rama.
Dora e bashkëpunimit për PD do jetë e shtrirë pa kushte pavarësisht nga sjellja e saj.
Kryeministri Edi Rama tha se PD do të hyjë në parlament me një dhëmballë të prishur, referuar këtu ish-kryeministrit Sali Berisha i cili është shpallur “Non Grata” nga SHBA. Kjo dhëmballë tha Rama, i ka infektuar të gjithë fytyrën PD dhe për sa kohë Berisha do të jetë në parti do ta bëjë atë të pavotueshme.
“Mandati i 3 sduhet tu ngjajë të parëve as në sallën e kuvendit. Ne duhet të bëjmë çfarë duhet të shtyjmë përpara pa humbur kohë reformat dhe ligjet që shërbejnë për njerëzit. Dora e bashkëpunimit për PD do jetë e shtrirë pa kushte pavarësisht nga sjellja e saj. Konflikti në debat sdo jetë më kryefjala e parlamentit. Ne duhet të ndryshojmë drejtim sado që at ai bien fyellit me t ënjëjtën vrimë, në vrimën e bërë gropë ku kanë rënë vetë 5 herë
Kush do ta kalojë cakun etik në deklarime publike kush jep shembull të keq në kuvend apo komisione parlamentare, provokime dhe sjellje ekstreme, apo politikë për konflikte dhe jo tema që u interesojnë njerëzve, do jetë një shqetësim jo për opozitën por për grupin dhe për mua. Pd do vijë në parlament me një dhëmballë të prishur të cilën ska kurajo ta shkulë dhe as vullnet ta qetësojë. Infektimi i fytyrës së Pd nga ajo dhëmballë duke bërë PD të pavotueshme dhe të shpërfyturuar. Pavarësisht se kemi lënë përshtypje të ndryshme sduhet ta kemi gjatë mandatit të 3 luftën me PD. Në fund të këtij mandati sdo vlerësohemi për çfarë i thamë dhe çfarë i bëmë Pd, po për sa më lart do ta ngjisim Shqipërinë”
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F209531024525891%2F&show_text=false&width=560&t=0″ width=”560″ height=”314″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>
/ argumentum.al