Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Davos, me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë dhe Politikën Publike të TikTok-ut për Europën.
Gjatë takimit me Grahn, Rama parashtroi shqetësimet që çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria.
Kryeministri bëri të ditur se në takim u njoh po ashtu mbi rrugët e mundshme të adresimit të këtyre shqetësimeve nga ana e kompanisë.
“Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive, ku vendosëm disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTok-ut në një kohë sa më të arsyeshme, por sigurisht me të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë”, theksoi Rama.
Kryeministri Rama ndodhet në Davos, ku po merr pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Botëror.