Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një mëngjes pune në Sofje me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.
Rama informoi se në takim u diskutua mbi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe nevojën për dialog mes palëve për zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut, (çka momentalisht pengon edhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri).
Kryeministri Rama përmbylli dje vizitën dyditore në Hungari ku diskutoi mbi bashkëpunimin dypalësh në disa fusha si dhe për integrimin europian, ndërsa sot po vijon vizitën zyrtare në Bullgari.
