Kryeministri publikoi në rrjetet sociale foto të mbledhjes me ministrat, ku edhe sot vijon diskutimin maratonë i fillimvitit.
“Vazhdojmë edhe sot diskutimin maratonë të fillimvitit, ku analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar na bën shumë optimistë për 2023-shin, po na jep edhe mundësinë e një reflektimi shumë të dobishëm mbi çdo sektor”, shkroi Rama.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “në vitin 2022 është shënuar jo vetëm rekord absolut i eksporteve bujqësore, po edhe realizim i objektivit ambicioz për gjysmë miliardë dollarë”.
“Dhe pastaj disa që fshatin e shohin vetëm me dylbitë e medieve thonë ka vdekur bujqësia”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Prej ditës së djeshme, kryeministri po zhvillon një diskutim maratonë me ministrat e kabinetit qeveritar, ku po diskutohet edhe mbi projektet konkrete për vitin 2023.