Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Bruksel.
Rama ka publikuar foto nga takimi në Bruksel ku shihen edhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor si Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, presidenti i Malit të Zi, Milo Dukanovic së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe Komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi.
Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Lajçak e ka përgëzuar Ramën për fitoren e mandatit të tretë qeverisës.
Po ashtu Lajçak tha se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.
“Kënaqësi që u takova përsëri me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. E përgëzova për fitoren e tij në zgjedhje dhe diskutova mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor”, shprehet Lajçak.
/ata