Kryeministri Edi Rama informoi sot se në muajin prill do të mblidhet kësti i parë i taksës së jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë.
Kryeministri ndau në rrjetet sociale të tjera momente nga mbledhja maratonë me ministrat e kabinetit qeveritar.
Rama u shpreh se ashtu siç jemi zotuar, kjo taksë do të shërbejë për të mbështetur në radhë të parë pensionistët, e sipas mundësisë dhe radhës kategoritë më në nevojë.
Prej ditës së djeshme, Kryeministri po zhvillon një diskutim maratonë me ministrat e kabinetit qeveritar, ku po analizohen arritjet gjatë vitit të shkuar si dhe po diskutohet mbi projektet konkrete për vitin 2023.