Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishin të pranishëm ditën e sotme në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’.
Një javë pasi u vaksinuan personalitetet, vijon procesi për personat mbi 80-vjeç.
Rama njofton se nesër mbërrijnë 15 mijë vaksina nga Pfizer.
Rama ka bërë me dije se brenda dy javëve të para të marsit, COVAX do të nisë furnizimin me vaksinën AstraZeneca.
Kryeministri bën me dije se menjëherë do të vijojë vaksinimi i mësuesve.
Kryeministri u shpreh optimist sa i takon bisedimeve me disa shtete për të marrë doza të konsiderueshme dozash vaksinash, ndërsa shtoi se nuk do që të flasë para kohe.
“Nesër mbërrijnë 15 mijë doza të tjera Pfizer dhe brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar më në fund, nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca, të cilën do ta fusim menjëherë në procesin e vaksinimit të mësuesve. Duket mirë mos të flasim para kohe”, tha Rama.