Në datë 22 korrik socialistët do të mbledhin Asamblenë Kombëtare. Data është vendosur në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS-së që u zhvillua në orën 10:00, ndërsa u drejtua nga kryeministri Rama.
Pas mbledhjes së kryesisë së PS-së në një prononcim për gazetarët, kryeministri tha se nuk do të ketë ndryshime në qeveri, pasi detyrat janë bërë.
Prononcimi i plotë i Edi Ramës
Nuk kisha ndërmend të fliasja, por meqe ishit këtu në diell më thoni.
Sot kemi bërë një diskutim mbi gjithë pasqyrën e 30 Qershorit. Kemi parë me kujdes cdo qark, cdo bashki, kemi diskutuar po ashtu për mbledhjen e asamblesë kombëtare ku sigurisht do të flasim për cka është bërë dhe atë që do të bëjmë në vijim pas pushimeve dhe gjëja më e rëndësishme është që kemi hapur një diskutim për ta cuar në një nivel tjetër organizimin e PS-së në funksion të marrëdhënieve më të afërta, më të hapura dhe më efektive me cdo komunitet në funksion të harmonizimit të linjës sonë politike me mirëfunksionimin e bashkive dhe padiskutim në funskion të një qëndrimi të qartë që e kemi mbajtur edhe gjatë fushatës në cdo bashki që deri dje është qeverisur nga e djathta për të ndërtuar një proces solid në raport me administratën për të mos shfaqur asnjë tendencë tradicionale prej pushtuesish në këto bashki për të respektuar të gjithë ata që sot punojnë në këto bashki, për të mos prekur asnjë grua apo vajzë në radhë të parë që figuron në administratën bashkiake dhe për të pasur transparencë për të gjitha lëvizjet që mund të jenë të nevojshme. Jo në funskion të diskriminimit politik apo larg qoftë pastrimit politik por meritës.
Ndryshime në qeveri?
Pse?
Keni lënë një afat zotit Klosi?
Nuk ka ndryshime në qeveri, janë fantazi që burojnë edhe nga temperaturat e larta. Kam thënë që janë një sërë detyrash për t’u bërë dhe nëse janë bërë.
Po për opozitën keni diskutuar?
E kam thënë që ata do të ndëshkohen nga vetëpërjashtimi dhe në procesin e vetëvrasjes do të bërtasin fitore dhe po bërtasin fitore dhe të tilla pacin gjithmonë, unë ua uroj, por ajo që mbetee është rezultati i sovranit.
Meta thotë se e keni pasur plan që në shkurt për të eliminuar LSI-në, a ka qenë plan për të eliminuar opozitën?
Për fat të keq të atyre që ende e besojnë këtë opozitë nuk ka nevojë për plane për të eliminuar opozitën, pasi opozita është në kapacitete të plotë për t’u vetëeliminuar dhe procesi i degradimit vijon në një rrugë që e kanë zgjedhur vetë dhe qorrazi dhe cdo ditë hedhin nga një hap. E rëndësishme është që t’u qëndrojmë besnikë të gjithëve, atyre që na votuan apo jo dhe këto historisë 7×7 bëjnë 42. Kandidatët tanë kamë marrë. Po ndërtojmë rrugën për fitoren e radhës në 2021. Në shtator do të hyjmë në proces zgjedhor në PS, pas asamblesë do të flasim më shumë, të gjitha organizatat, forumet dhe kryesia do të rizgjidhen.
Keni menduar për një emër konsnesual për zëvendësimin e Metës?
Kur të përfundojë procesi do të kemi kohë që të flasim.
Drejtuesit që nuk kanë arritur rezultatin e pritshëm?
Nuk kemi pasur prioritet rezultatin, por procesin dhe besoj që ia kemi dalë dhe besoj që ia kemi dalë të ndërtojmë një proces që i ka mbijetuar të gjithë lëvizjes së dhunshme anti shtet. Tani kemi të dhëna të bollshme për të vijuar më tutje. Kemi shumë rezerva dhe shumë gjëra për të përmirësuar në organizimin dhe funksionimin e partisë dhe qeverisjes vendore dhe qendrore.
Gjyqtarët që çuan vendimin në Strasburg?
Është e drejta e tyre, reforma në drejtësi është kali i betejës së kësaj shumice dhe vijon që të zbatohet në harmoni të plotë me SHBA-BE të tjerat janë aspekte dytësore të një procesi që ecën dhe nuk ndalet më edhe në 30 Qershor.