Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do të zhvillojë vizita në Ukrainë, Rusi dhe SHBA si pjesë e detyrimeve të drejtuesit të OSBE-së.
“Vizita në Rusi është pjesë e axhendës së drejtuesit të OSBE-së dhe është pjesë e angazhimeve që unë kam marrë, ndërkohë që gjatë gjithë vitit kemi bërë dhe harmonizimin e angazhimeve me ministrin në detyrë për të balancuar obligimet e OSBE-së me obligimet e brendshme dhe janë disa vizita që do bëhen shumë shpejt. Praktikisht më të shpejtat janë vizitat në Ukrainë, në Shtetet e Bashkuara dhe në Rusi. Tani, për datat, ne presim konfirmime nga të gjitha palët sepse duhen rakorduar me të gjitha palët”. tha Rama.