Rama përcjell me lule Vasilika Hysin dhe Eglantina Gjermenin ku gjatë fjalës së tij në një takim me gratë në selinë e PS-së deklaroi se ato po ia kalojnë stafetën brezit të ri, Najadës dhe Luljetës.
“Erdhi Vasilika dhe tha mu rritën kalamajtë dhe tha janë gati që të marrin stafetën, që nga vajza Etilda, tek Klotilda. Me shumë përulësi, për iu kam porositur dy tufa më të mëdha sesa lulet e tjera. I thashë se për Vasilikën dua një tufë më të madhe se Vasilika. Meqë donin t’u linit rrugën të rejave, morëm Najadën dhe Luljetën. Janë brezi më i ri, besoj se jemi në rrëgull?”, tha Rama.