Kryeministri Edi Rama ka përfunduar takimin në Gjermani me kancelaren Angela Merkel në kuadër të procesit për hapjen ose jo të negociatave, vendim që do merret në 18 tetor.
“Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel. Mike e vërtetë,”-shkroi Rama në Facebook.
Rama nisi takimit në Gjermani herët në mëngjes, me përfaqësues të Bundestagut.
Ai ka marrë pjesë në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut, për të kërkuar PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë, siç thotë kryeministri.
“Bashkëbisedim i hapur dhe pozitiv”, shkruan Rama në Facebook.
Gjermania kushte Shqipërisë
Koalicioni qeveritar në gjermani vë votimin që do të bëjë në shtator pritet që ti vendosë kushte Shqipërisë.
Mësohet se dy kushtet që Gjermania pritet ti vendosë Shqipërisë janë Kodi Elektoral dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë.