Me një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama njofton se është shënuar turisti i një miliontë për muajin gusht. Bëhet fjalë për një vajzë nga Austria që ka hyrë në vendin tonë përmes portit të Sarandës.
Rama shkruan se Shqipvria duhet ta kthejë turizmin në një burim krenarie kombëtare dhe fuqi ekonomike të madhe.
Postimi i plotë i Ramës:
Shifra rekord e turistëve në regjistrin e pashaportave të huaja gjatë gushtit, i takoi Luisës, njërës prej dy vajzave të familjes Forster nga Austria, të cilën kur hyri sot në Portin e Sarandës, së bashku me motrën dhe prindërit, e priti një surprizë e këndshme
Në njëzetë ditët e para të këtij gushtit, kanë hyrë në Shqipëri plot 1 milionë turistë të huaj ose 16.5 % më shumë, se sa i gjithë gushti i kaluar
Rritja që po shënon turizmi vit pas viti, është një arsye e madhe për të besuar gjithnjë e më shumë tek ky vend dhe e ardhmja e tij, po edhe për të rritur më shumë përpjekjet tona, në çdo aspekt, si qeveri, si bashki e si komunitete, si qytetarë e njerëz që patriotizmin duhet ta masim në radhë të parë me kontributin në pastërtinë e mjedisit, respektimin e rregullave dhe në rrezatimin e traditës shqiptare të mikpritjes
Që Shqipëria ta kthejë turizmin në një burim krenarie kombëtare dhe fuqi gjithnjë e më të madhe zhvillimi ekonomik e social