Me motive popullore shqiptare, ngjyrat e flamurit kombëtar si dhe ngjyrat e flamurit të Bashkimit Europian, kryeministri Edi Rama ka zbuluar logon e takimit te samitit BE- Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Tiranë më datën 6 dhjetor. Kreu i qeverisë thekson se ky samit është një ngjarje historike, për qeverisë të ardhmen e sheh në familjen e madhe europian.
‘Mirëmengjes dhe me kënaqësinë e vendit mikpritës për herë të parë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, një ngjarje historike, me respektin për ne që të ardhmen e shohim në familjen e madhe europiane, ju uroj një ditë të mbarë.’- shkruan Rama.