Kryeministri Edi Rama ndau sot një video nga kantieri i rindërtimit në lagjen e Rilindjes së Thumanës.
“Mirëmëngjes dhe me lagjen e Rilindjes së Thumanës, ku infrastruktura e re, shkolla e re, shtëpitë e reja po i japin trajtë konkrete kompleksit të bukur rezidencial, e ku javë pas jave do të marrin formë edhe pallatet e reja, qendra e re shëndetësore, njësia e re bashkiake, fushat sportive e parqet, ju uroj një fundjavë të mbarë”, tha Rama.
Programi i Rindërtimit në Thumanë parashikon ndërtimin e 14 pallateve, 278 apartamenteve dhe 167 banesave individuale.
Në Thumanë janë 16 ha truall ndërtimi dhe 37 426 m2 infrastrukturë rrugore. Po ashtu janë 3456 m2 ndërtim në objekte publike, shkollë, çerdhe, qendër shëndetësore, qendër komunitare, si dhe 46 148 m2 hapësira publike, parqe, hapësira sportive dhe 408 vendparkime.