Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se pati një bisedë të frytshme me kryediplomatin grek.
“Me ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias, në një bisedë të frytshme për çështje me interes që bashkojnë popujt tanë”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.
Edhe Dendias informoi se në takim u diskutua mbi marrëdhëniet dypalëshe, perspektivën e Shqipërisë në BE dhe zhvillimet rajonale.
“Në përfundim të vizitën time në Tiranë u takova me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutimet u fokusuan në marrëdhëniet dypalëshe, perspektivën e Shqipërisë në BE dhe zhvillimet rajonale”, u shpreh ai në një postim në rrjetet sociale.