Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me homologun grek Tsipras gjatë zhvillimit të samitit 16+1 mes vendeve te Europës Juglindore dhe Kinës.
Në njoftimin për media të zyrës për shtyp të Kryeministrisë, “biseda mes kryeministrave shqiptare dhe grek u përqendrua në reformat e ndërmarra nga Shqipëria me synim hapjen e negociatave me Bashkimin Europian si edhe në nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe jo vetëm në rrafshin politik e të fqinjësisë së mirë, por edhe në shkëmbimet tregtare dhe investimet e huaja”.
Kryeministri Rama vlerëson qëndrimin e Athinës zyrtare mbi të ardhmen e Shqipërisë në BE dhe rolin që qeveria greke luan për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE.
Takim me homologun grek Tsipras u zhvillua gjatë samitit 16+1 mes vendeve te Europës Juglindore dhe Kinës që mbahet në Kroaci.