Kryeministri Edi Rama u ka kushtuar sërish sot në Twitter një postim grevistëve të Ballshit.
Shefi i qeverisë apelon që greva të ndalet dhe se ai është i gatshëm të shkojë menjëherë pranë tyre për të diskutuar.
Rama shprehet se krokodilët që lotojnë për kauzën e tyre synojnë veç t’i përdorin kundër qeverisë.
“Të dashura motra greviste të Ballshit! Askush nuk ju kërkon të dorëzoheni, qeveria nuk është armiku po aleati juaj dhe askush nuk ju ofron lëmoshë, ne jemi gati të qajmë hallin tuaj së bashku! E vetmja pengesë mes nesh është greva juaj. Mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë!
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”et” dir=”ltr”>Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t'ju përdorin kundër qeverisë!Qeveria është e juaja,por nuk mund të bisedojë me ju nën presion e me ultimatume! Grevat bëhen për t'u dëgjuar, jo për të marrë me zor atë që ke në mendje. Ne ju kemi dëgjuar e po ju presim juve!</p>— Edi Rama (@ediramaal) <a href=”https://twitter.com/ediramaal/status/1321757322566340613?ref_src=twsrc%5Etfw”>October 29, 2020</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>
Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t’ju përdorin kundër qeverisë! Qeveria është e juaja,por nuk mund të bisedojë me ju nën presion e me ultimatume! Grevat bëhen për t’u dëgjuar, jo për të marrë me zor atë që ke në mendje. Ne ju kemi dëgjuar e po ju presim juve!” – shkruan Edi Rama.