Këmbëngulja juaj për të mos hequr taksën a e ka ndihmuar vendin apo e ka stopuar në disa çështje?
Vendimi për taksën ka qenë masë mbrojtës ndaj agresivitet të Serbisë dhe mos respektimit të marrëveshjeve fshehtas, për shkak se ne nuk kemi mundur me eksportu në Serbi. Kjo ka rritje të vendeve të punës, rritje të prodhimit dhe si vendimi i tillë e ka përmbushur qëllimin e tij. Për pengesat nuk e di për çfarë e keni fjalën?
Për vazhdimin e dialogut?
Nëse marrin dialogun para dhe pas taksë, nuk ka asnjë ndryshim. Ne mendojmë se është më mirë farë mos me ndodhë ashtu sikurse e ka udhëhequr Mogherini, pasi ajo ka lejuar të devijohet dhe me fol për ndarjen e Kosovës dhe kjo është e papranueshme për popullin e Kosovës dhe për ne.
Meqë Kryetari i Parlamentit insiston që të hiqet, ndërkohë asnjë ministër nuk e hedh këtë propozim, po sikur ta hidhte dhe të votohej, çfarë do të bënit, do të dorhiqenit apo do ta pranonit?
Taksa, ka dalë prej axhende nuk e kemi më as temë të koalicionit, është hequr.
Si i keni raportet me partneret e koalicionit dhe me Presidentin Hashim Thaçi, pasi është thënë se në takimin që keni pasur me ndihmës sekretarin amerikan, David Hill, janë ashpërsuar dhe rritur tonet?
Ka raste që nuk kemi mendime të njëjta me presidentin si dhe me kryetarin Veseli, por nuk na pengon të vazhdojmë axhendën e Kosovës.
A është përmendur çështja e korrigjimit në këtë takim?
Në të kaluarën ka pasur diskutime për ndryshim territoresh, apo korrigjim të lehtë kufijsh, por të gjitha këto janë me e fsheh atë që ka ekzistuar si tendencë ndarja. Tani ka qartësi nga të gjithë se një opsion i tillë është jo real.
Ju keni qenë dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi, ndërkohë kur erdhët në pushtet madje dhe insistuat që të miratohej demarkacioni në Kuvendin e Kosovës, a do të thotë se do të ndryshoni qëndrim përsa i përket korrigjimit të kufijve me Serbinë?
Janë dy situata komplet të ndryshme. Unë mund të ndryshoj qëndrim, nuk e lidhim përvojën tonë me Malin e Zi me asnjë variant, është gabim ordiner, politik dhe logjik me i krahasuar të dy temat.
Si i keni raportet me kryeministrin Edi Rama? Pas mbledhjes së qeverisë pasi në Peje keni pasur disa replika…
Shumë të mira, unë kam çdo motiv për të pasur raporte të mira me kryeministrin e Shqipërinë, është Edi Rama mund të jetë dikush të tjera. I kam marrëdhëniet e mira me Presidentin Ilir Meta, me zotin Ruçi, dhe të mira me opozitën.
Marrëveshjet që janë nënshkruar në mbledhjen e dy qeverive që u mbajt në Pejë sa janë zbatuar deri tani?
Në disa tema ka më shumë përparim në disa ka dhe ngecje. Me rëndësi të gjendet një formule që kalimi Shqipëri- Kosovë të bëhet pa pengesa, për qytetarët. Por është problemi se Shqipëria që ka liberalizim të vizave dhe ka detyrime, përndryshe rrezikon liberalizmin e vizave.
BE nuk ka vendosur ende për liberalizimin e vizave për Kosovën, pse e vlerësoni se e ka bërë këtë?
Ata shpjegojnë se ky është vendim në proces dhe ka afatet e veta dhe ishte fat i madh që Parlamenti ja delegoi Këshillit mundësinë me votu, shpresojmë që në Qershor ta marrim një përgjigje të mirë, ende nuk jemi aty, por shpresoj që po.
Në Janar hyn në fuqi ligjet për transformimin e FSK në ushtri, a do të kalojë ushtria në veri nëse është e nevojshme?
Ushtria jonë nuk ka asnjë punë kundër serbëve është e krejt vendit, po aftësohet prej NATO-s dhe aleatëve tonë. Jo vetëm të shërbeje në të gjithë Kosovën, por edhe në të gjitha vatrat e tjera të krizës, pra nuk është një ushtri me kufizime.-Klan