Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportin e “The Economist” për indeksin e demokracisë. Lidhur me këtë Rama tha gjatë konferencës së mbajtur në Kryeministri se Shqipëria ka pësuar rritje në vitin 2020, madje renditet në të njëjtën klasë me SHBA dhe shtetet e BE, duke lënë pas vendet e tjera të rajonit.
Kreu i qeverisë e quan këtë rezultat arritje, në një kohë ku vendi u përball me fatkeqësinë natyrore të tërmetit dhe më pas me pandeminë globale. Sipas kryeministrit ky përmirësim i indeksit të demokracisë vjen edhe nga reforma në Kodin Zgjedhor.
“Indeksi i demokracisë nga njësia e inteligjencës së The Economist, Shqipëria për herë të parë pas 3 dekadash ka një rritje dhe praktikisht një kapërcim. Ka dalë nga kategoria regjim hibrid. Në 2006 Shqipëria ka figuruar për herë të parë në renditjen e The Econiomist dhe deri në 2013 trendi i indeksit ka qenë në rënie të vazhdueshme. Vetëm në virin 2013 ka nisur një rritje. Vetëm viti 2020 ka zënë pak ose aspak vend në pasqyrat e kanaleve sepse ato janë për amplifikimin e lajmeve te këqija, është një vlerësim që shënon arritjen më të lartë deri tani, sjell kalimin në një kategori tjetër.
Jemi futur në të njëjtën klasë, me SHBA dhe BE, ndërsa vende të tjera të rajonit renditen ende te kategoria hibride. Shqipëria futet me vendet e BE në një demokraci më të zhvilluar. Kjo nuk është për të thënë se jemi më të mirë se ata, sepse nuk jemi. Por duke qenë se vimë nga mëposhtë edhe përmirësimi i indeksit të demokracisë na bën më të paktët që kemi arritur përmirësim. Çmontimi i formulës së vjetër të koalicioneve dhe standardizimi si në çdo vend të OSBE ka hyrë në një klasë tjetër, edhe në këtë aspekt. Ajo reforma që u tha dhe u stërtha që ishte një mënyrë për të kapur edhe zgjedhjet dhe për të linçuar grupimet kundërshtare me regjimin, faktikisht ka garantuar kalimin në një stad tjetër. Ajo reformë ka bërë që të respektohet adresa e votës.
Fakti që Shqipëria pati fatkeqësinë e madhe të dyfishtë të përballimit të jo vetëm pandemisë, por edhe tërmetin e rrit edhe më shumë në sytë e mi vlerën e këtij vlerësimi. Në kohë krizash dhe kaq të thella ruajtja e mekanizmave që mbrojnë liritë dhe të drejtat plus përkrah paralelisht me marrjen e masave kufizuese bëhet edhe më i vështirë dhe dëmet e mëdha të shkaktuara në njerëz dhe në burime financiare nga tërmeti dhe pandemia, impaktojnë jo thjeshtë ekonominë, por mund të kenë asaj në sistemin demokratik”, deklaroi Rama.