Vaksina është shpresa e gjithë botës për të mposhtur koronavirusin, por pandemia po zbulon se globi, më shumë se nga pandemia, po vuan nga mungesa e solidaritetit.
Disa të dhëna shokuese referuar një studimi të fundit të kryer nga UNICEF dhe OBSH, tregojnë se deri në këto momente rreth 75% e vaksinave të prodhuara janë shpërndarë në vetëm 10 vende.
“Deri tani tre të katërtat e vaksinave kundër koronavirusit janë aplikuar vetëm në 10 vende që përfaqësojnë 60% të GDP botërorë”, raportojnë drejtuesit e UNICEF dhe të OBSH.
Ndarja thellohet më tej pasi rreth 130 vende me 2.5 miliardë banorë, janë në mëshirë të fatit pasi nuk kanë marrë asnjë dozë.
“Në rreth 130 vende me 2.5 miliardë persona ende nuk kanë arritur të marrin dozën e parë”, thuhet në raport.