Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos gjatë një konference për mediat në përfundim të vizitës në Tiranë, ka deklaruar se Shqipëria është gati për të hapur negociatat për anëtarësim në BE.
Raportusja për Shqipërinë në BE vlerësoi situatën politike në vend pas zgjedhjeve duke t hënë se “jemi të lumtur të shohim qe pas zgjedhjeve të shohim dialog demokratik mes palëve në Parlament”.
Znj. Santos tha se kishte marrë konfirmim nga mazhoranca qeverisëse për të tërhequr nisëm ligjore të ashtuquajtur “anti-shpifje”.
Ndërsa për zgjatjen e procesit të vetingut, tha se “është e rëndësishme që procesi i vetingut të përfundojë me të njëjtat rregulla”.
“Unë besoj se opozita dhe maxhoranca do të kenë angazhim në interes të Shqipërisë dhe interesi i Shqipërisë është që të zgjatet afati i vetingut. Besoj se do të kenë një marrëveshje në momentin e duhur”, tha znj. Santos.
E pyetur nga gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha për nismën ‘Open Balkan’, raportuesja për Shqipërinë në PE ishte e prerë në përgjigjen e saj.
“Open Balkan është nisme që nuk ka lidhje me BE. Jam e fokusuar në çështjen e integrimit ne BE për Shqipërinë, ashtu siç besoj se duhet të jemi të gjithë dhe në asgjë tjetër”, përfundoi znj. Santos./euronewsalbania