Ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj, deklaroi sot se me ratifikimin e protokollit shtesë 6 për tregtinë në shërbime do të lehtësohet tregtia dhe zgjerohen mundësitë për investime.
“Me ratifikimin e këtij protokolli mundësojmë lëvizjen e lirë të personelit të kualifikuar shqiptar për të kryer aktivitete konsulence në vendet e rajonit dhe anasjelltas; bëjmë të mundur që kompanitë shqiptare të hapin degët e shoqërive te tyre në rajon, duke mundësuar transferimin e teknologjisë dhe njohurive”, – tha Denaj.
Ministrja Denaj u shpreh se “nxisim gjithashtu tregtinë elektronike ndër-rajonale, me rëndësi të vecantë në kohën e distancimit social nga COVID-19”.
“Nxitja e tregtisë në shërbime hap dyert për integrimin ekonomik, ofron mundësi të reja zhvillimi për profesionistët e lirë dhe kompanitë shqiptare, si bazë për arritjen e objektivave të zhvillimit dhe rritjes ekonomike në rajon”, – tha Denaj