REALPOLITIK FLASH NR. 84
21 Janar – 3 SHKURT 2024
Mbi 4 ngjarjet kryesore diplomatike, shkurt dhe shqip, me vetëm 1.000 fjalë nga analisti i njohur,
Dr. JORGJI KOTE
1.Tani për tani vetëm integrim ekonomik! Ky ishte mesazhi kryesor i Samitit BE-Balkani Perendimor kushtuar zbatimit të Paktit të Rritjes Ekonomike i mbajtur në Shkup më 22 Janar. Në fakt, Pakti u prezantua në Samitin e Procesit të Berlinit më 16 tetor 2023 në Tiranë nga vetë Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen. Në Shkup do të bëhej zbërthimi i tij mbi bazën e projekteve konkrete të vendeve të rajonit për ndarjen e shumës 6 Miliard Euro. Mirëpo, u panë vetëm takime kortezie dypalëshe, foto familjare dhe deklarime politike, por asnjë fjalë për projekte! Prezantimi me Ndihmës Sekretarin e ri Amerikan të Shtetit, James O’Brian duket se e kompensoi këtë mungesë të madhe.
Mesa duket, në mungesë të një perspektive të shpejtë të anëtarësimit në BE, zgjidhjes së lëmshit politik të krijuar mbas provokuimeve të dhunshme serbe ndaj Kosovës dhe përshkallëzimit të gjendjes në Bosnie, ky Samit ishte më tepër ” për të shtrënguar radhët”; dhe kujtesë diplomatike se tani për tani vendet e rajonit ta harrojnë integrimin politik, të merren me forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe veçanërisht me krijimin e Tregut të Përbëshkët Rajonal, objektivi madhor i BE-së dhe Procesit të Berlinit. Të tjerat ”shih e bëj”!
2.Ca si shumë për ne dhe fare pak për ta!
Javët e fundit është theksuar dhe më tej dukuria e çuditshme e politikës sonë, kur si partia qeverisëse dhe një pjesë e PD-së zyrtare, mbasi nuk po i japin dot drejtim dhe zgjidhje sfidave dhe krizave të tyre të brendshme, po mundohen të luajnë si aktorë madhorë në skenën ndërkombëtare. Edhe pse pa këllqe, kapacitete dhe besueshmërinë e duhur për të zgjidhur probleme shumë më të thjeshta brenda vendita, ata pretendojnë t’u japin zgjidhje problemeve dhe krizave më serioze të botës, madje ” me një të rënë të shkopit. Kështu, Kryeministri Rama mbas propozimeve për Kosovën nga ku nuk po dalin dot SHBA dhe BE-ja, ka dalë me gatishmërinë për të zgjidhur krizën në Lindjen e Mesme! Kjo bëhet qesharake kur mendon se ajo krizë e ndërlikuar që vijon për dekada është një ”arrë që po u ngec në fyt” dhe fuqive të mëdha perendimore! Kjo tregon se lidershipi ynë nuk ia ka idenë Realpolitikës! Ose mendon të faktorizohet thjesht dhe vetëm duke hedhur në treg ide dhe propozime gjeopolitike si shashka propagandistike. Mirëpo, sado të mira e të dobishme të jenë këto ide dhe propozime, mjafton kur mësohet se vijnë nga vendi ynë pa peshë reale gjeopolitike dhe kancelaritë perendimoree t’i thonë me gjuhë të butë diplomatike ” JO” ose të argëtohen me to si shaka dhe batuta politike të rradhës. Tani së fundi, Rama në vend të projekteve ekonomike për rajonin njoftoi nga Shkupi se do të mbledhë në Tiranë një Samit për Ukrainën!!!! A thua se nuk ka vende të tjera shumë më të mëdha se ne për të tilla ngjarje!
Nuk ngelet prapa as Lulzim Basha, i cili javën e kaluar në Strasburg, në Asamblenë Parlamentare të KiE-së propozoi sekuestrimin e depozitave bankare jashtë vendit të Rusisë prej 300 Miliard Euro! Në vend të merrej me fatin e propozimit tonë të tetorit të vitit 2022 lidhur me Rezolutën e vitit 2010 që akuzon ish liderët e UÇK-së për trafikim të qenieve njerëzore! Dhe kur dihet se fati i depozitave bankare ruse është në dorë të SHBA-ve dhe BE-së, me plot peripeci, sepse nuk është fjalë goje!
Ndërkohë, Fatmir Mediu shpalli se në bashkëpunim me senatorë amerikanë organizuan një seancë në Capitol Hill lidhur me mbështetjen ndaj Ukrainës! Ndonëse pengesa për këto ndihma vjen nga republikant, aleatët e Mediut! Do të bënte shumë më mirë të kërkonte ndihmën e kongresmeneve amerikanë për të vendosur më parë rregull në shtëpinë e vet politike në Tiranë!
E pra, të gjitha këto veprime ngjajnë ”si dy pika uji” me propagandën e kohës së monizmit, madje po ia kalojnë asaj. Rezultati përfundimtar është se ato janë ca si shumë për këllqet tona dhe shumë shumë pak për përfituesit
Të tilla ” lojra pa top” mund të jenë marketing publik për brenda vendit, gjethe fiku për të mbuluar hallet dhe telashet brenda vendit, për të shpërqëndruar vëmendjen nga aferat dhe skandalet e shumta, për t’u bërë qejfin naivitetit politik dhe të mëdhenjve, me shpresë se do ”të mbylli njerin sy” ndaj tyre, por asgjë më shumë.
Siç e kemi nënvizuar dhe më parë, është më mirë të përqëndrohemi në punën nga brenda e pastaj të daluim jashtë. Siç thoshte ish Kryeministri emblematik britanik, William E. Gladstone, suksesi i politikës së jashtme fillon nga brenda” Ca më tepër që ne të keqen më të madhe e kemi nga brenda e pastaj nga jashtë. Nuk shkon fare që siç thotë populli, që ”të jesh Pasha në Misir, kur shtëpia jote s’ka hair”!
3.Turqia “godet” me Fidan! Gjatë vizitës së këtij të fundit si Ministër i Jashtëm në Tiranë, Sofie dhe Bukuresht më 29 Janar. Ndryshe nga më pârë, këtë radhë nuk pamë më Presidentin Erdogan, sepse ka kohë që midis Tiranës dhe Ankarasë ” ka rënë pjaca” për arsye tashmë të njohura. Plus dihet se tani Erdogani është” deri në fyt” me Rusinë, Halmasin, Amerikën, NATO-në. Ndaj, mesa duket dërgoi Ministrin e Jashtëm Hakan Fidan ”për të matur pulsin” dhe ”për të shtruar rrugën” në Tiranë. Si një kujtesë që kujdes, Turqia është këtu, ajo është gardiane e rajonit, është në NATO, fuqi e madhe, e cila do patur parasysh. Por kjo kërkon dhe shpërblimin e vet, duke përfshirë dorëzimin e gjylenistëve dhe forcimin e rolit udhëheqës turk në Ballkan. Kësisoj, Fidan ”i ra pragut që të dëgjojë porta”. Fabula e kësaj vizite do të dëgjohet më vonë, si ” muzika e Nastradinit”!
4.50 Miliard Për Ukrainën! Më në fund, në Mini Samitin e 1 Shkurtit, BE-ja tregoi vendosmërinë dhe unitetin e saj, edhe pse ” nga halli e jo nga malli”. Lehtësim i madh gjeopolitik për Ukrainën dhe krejt Perëndimin, besueshmria e të cilit mbas ” embargos shpresojmë të përkohshme amerikane ishte vënë në dyshim. Tani Ukraina mund të vazhdojë luftën se i ka burimet ekonomike dhe financiare të paktën për 4 vitet e ardhëshme. Një rritje e spikatur e BE-së, e cila urojmë të konsolidohet më tej me qëndrimin amerikan. Kësisoj, Presidenca belge e BE-së shënoi arritjen e saj të parë.
© 2024 Argumentum