Masoud Pezeshkian, një ligjvënës reformist veteran, është zgjedhur president i ri i Republikës Islamike të Iranit pasi mposhti rivalin konservator Saeed Jalili në raundin e dytë e zgjedhjeve presidenciale, raporton Anadolu.
Pezeshkian grumbulloi 16.384.403 vota nga 30.530.157 të numëruara, ndërsa Jalili pasoi me 13.538.179 në raundin e dytë që regjistroi një pjesëmarrje relativisht më të lartë të votuesve.
Vendvotimet në të gjithë vendin u hapën në orën 8 të mëngjesit të së premtes me orën lokale dhe votimi zgjati tre ditë para se të kulmonte në mesnatë, me më shumë se 30 milionë njerëz që votuan.
Pjesëmarrja në raundin e dytë u regjistrua në më shumë se 50 për qind, dukshëm më e lartë se pjesëmarrja në raundin e parë prej 40 për qind dhe pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale të vitit 2021 me 48,8 për qind.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth 61 milionë iranianë kishin të drejtë të votonin në zgjedhje, përveç 10 milionë iranianëve që jetojnë jashtë shtetit.
Numërimi i votave filloi menjëherë pasi qendrat e votimit u mbyllën në mesnatë dhe përditësimi i parë u njoftua nga Ministria e Punëve të Brendshme në orën 02:30 të mëngjesit.
Në përditësimin e parë, Pezeshkian ishte pak përpara me 1.26 milionë vota kundrejt rivalit Jalili me 1.24 milionë.
Megjithatë, derisa numërimi përparonte, dallimi midis dy kandidatëve rritej.
Në zgjedhjet e raundit të parë të 28 qershorit, Pezeshkian kishte 10.4 milionë vota nga 24.5 milionë vota të numëruara. Jalili u rendit i dyti me 9.4 milionë.
Pasi zgjedhjet shkuan në raundin e dytë, të dy kandidatët bënë thirrje pasionante duke i kërkuar votuesve të dalin në votim në raundin e dytë.
Edhe para shpalljes së rezultateve përfundimtare, mbështetësit e ligjvënësit reformist nga qyteti veriperëndimor Tabriz dolën në rrugë në Teheran dhe qytete të tjera për të festuar fitoren e tij.
Pezeshkian do të zëvendësojë Ebrahim Raisin, i cili humbi jetën në një aksident me helikopter më 19 maj, së bashku me shtatë persona të tjerë, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme presidenciale siç kërkohet nga Kushtetuta.
Presidenti i sapozgjedhur iranian zotohet për unitet dhe bashkëpunim në mesazhin paszgjedhor
Në mesazhin paszgjedhor, Pezeshkian deklaroi se bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor në lundrimin në rrugën sfiduese përpara dhe u zotua për mbështetjen e tij të palëkundur për unitet.
“I dashur popull i Iranit, zgjedhjet kanë përfunduar dhe ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë. Rruga e vështirë përpara nuk do të jetë e qetë, përveçse me shoqërimin, ndjeshmërinë dhe besimin tuaj”, tha Pezeshkian.
“Unë ju shtrij dorën dhe betohem për nderim tim që nuk do t’ju lë vetëm në këtë rrugë. Mos na lini vetëm”, shtoi presidenti i sapozgjedhur.
Një figurë politike e profilit të ulët, Pezeshkian ka shërbyer më parë si ministër i shëndetësisë në qeverinë e Mohammad Khatamit (2001-2005) përveç përfaqësimit të qytetit Tabriz në parlament që nga viti 2008.
Një kardiolog nga praktika, Pezeshkian drejtoi gjithashtu Universitetin e Shkencave Mjekësore të Tabrizit, një nga institucionet kryesore mjekësore në Iranin verior.
Dy përpjekjet e tij të mëparshme të pasuksesshme për presidencën erdhën përkatësisht në vitet 2013 dhe 2021.