Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq paralajmëroi se deri në fund të vitit do të miratohet ligj i ri për regjistrim i cili do të pësojë ndryshime të vogla krahasuar me vendimin e mëparshëm që ishte në procedurën parlamentare para zgjedhjeve edhe atë në pjesën e dispozitës për hyrje në fuqi, që regjistrimi të mund të mbahet në prill të vitit 2021 para zgjedhjeve lokale.
“Ne kemi vendim të fuqishëm dhe marrëveshje koalicioni për zbatimin e regjistrimit vitin e ardhshëm. Kjo është, në fakt, pjesë e marrëveshjes së koalicionit midis koalicionit “Mundemi” dhe BDI-së. Ligji u dorëzua në Kuvend para zgjedhjeve, si Qeveri ne do të vazhdojmë ta propozojmë përsëri në procedurën parlamentare, do të ketë ndryshime në afatet sepse fillimisht kur u propozua ai duhej të kishte hyrë në fuqi një vit pasi ishte miratuar. Tani nuk ka kohë për të pritur kaq gjatë, sepse zgjedhjet lokale do të jenë përafrisht për një vit. Vendimi i Qeverisë dhe ESHS është që regjistrimi të bëhet para zgjedhjeve lokale”, tha Mariçiq, duke iu përgjigjur në pyetje gazetarëve pas konferencës për media.
Besoj, shtoi Ministri i Drejtësisë, dhe ne do të punojmë për këtë periudhë të ardhshme, që deri në fund të vitit të miratohet ligj në mënyrë që regjistrimi të mund të kryhet në prill të vitit 2021.