Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 625 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 141 persona janë konfirmuar pozitivë. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është: 51 raste në Tiranë, nga 14 raste Shkodër, Krujë, 12 në Lezhë, 9 në Vlorë, 7 në Durrës, 5 në Lushnje, nga 4 raste në Kurbin, Elbasan, Klos, nga 3 raste Korçë, Divjakë, nga 2 raste, Kavajë, Berat, Kamëz, Gramsh, nga 1 rast në Kukës, Vau i Dejës, Selenicë.
Tri viktima dhe 141 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Personat që kanë humbur jetën janë një 65-vjeçar nga Elbasani dhe dy qytetarë nga Tirana, një 66-vjeçar dhe një 76-vjeçare.
Ky është numri më i lartë i të të infektuarve të identifikuar në një ditë ndërkohë që një ditë më parë pati 140 persona pozitivë.
Nga ana tjetër, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3552, që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.
COVID-19 – Statistika (12 Gusht 2020)
Testime totale 47676
Raste pozitive 6817
Raste të shëruara 3552
Raste Aktive 3057
Humbje jete 208
(Qarku Tiranë 102, Shkodër 33, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1678
Durrës 367
Shkodër 263
Fier 126
Lezhë 119
Vlorë 115
Korçë 102
Kukës 91
Elbasan 73
Berat 51
Dibër 39
Gjirokastër 33