Korporata Elektronenergjetike Shqiptare ka mbyllur vitin 2018 me një fitim rreth 80 milionë euro.
Treguesit e performances, të bërë publik nga vetë KESH, tregojnë se kjo situatë ka ardhur si rrjedhojë e dyfishimit të prodhimit të energjisë në krahasim me një vit më parë. Gjithsesi, duhet pasur parasysh që viti 2017 ishte një nga vitet më problematikë në aspektin e situatës hidrike. KESH arriti të prodhonte vetëm 2.9 miliardë kilovatorë ndërkohë që gjatë vitit 2018 prodhimi ishte 5.85 miliardë kilovatorë.
Të ardhurat nga shitja e energjisë shënuan vlerën 18.3 miliardë lekë, duke u rritur 1.5 herë në raport me vitin 2017, kur regjistronin vlerën 7.2 miliardë. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka arritur përgjatë vitit të shkuar që të ulë edhe shpenzimet fikse të saj me 10 për qind. Ky zë shpenzimesh ishte 1.79 miliardë lekë kurse në vitin 2017 ishte 1.99 miliardë lekë.
Totali i huave ka rënë me rreth 50 për qind. Në fund të vitit 2018 ato shënonin gjendje 17.4 miliardë, nga 33.9 që ishin në vitin 2017. Për rrjedhojë, kjo është reflektuar edhe tek interesat që paguhen për këto hua, shpenzimet e të cilave ranë me 49 për qind. Një efekt tek pjesa e kredive duket se ka pasur ristrukturimi që u bë falë këstit të parë të kredisë marrë nga BERZH./Dita