Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë shënoi vlerën 3.36 miliardë euro në fund të 2019.
Sipas BSH-së, krahasuar me pesë vjet më parë, vlera e saj është rritur me 53%.
Qëllimi kryesor i rezervës valutore është mbulimi i nevojave të mundshme emergjente që mund të ketë ekonomia për valutë të huaj.
Gjithashtu, rezerva valutore mund të përdoret në raste të luhatjeve të forta në kursin e këmbimit, kur ato mund të cënojnë stabilitetin makroekonomik të vendit, citon BSH-ja.
Në rezervën valutore të Republikës së Shqipërisë bëjnë pjesë të gjitha ato aktive të shprehura në monedhë të huaj, që i janë vënë ose do t’i vihen në administrim Bankës së Shqipërisë, mbi bazën e marrëveshjeve të nënshkruara për këtë qëllim, me synim mbajtjen dhe administrimin e tyre./ata