“Kuota është prezantuar për periudhën nga 1 Prilli në 30 Qershor 2020. Pasi të shterojë , dërgesat jashtë Bashkimit Ekonomik Euroaziatik do të ndalojnë për këtë periudhë”, tha zv/ministrja. Sipas saj, me ritmin aktual, eksportet pritet të pezullohen në mes të muajit Maj. Ajo shtoi se nuk ka plane të rritjes së kuotave për tremujorin e dytë dhe ministria e Bujqësisë mund të ruajë mekanizmin e kuotave të eksportit të grurit në sezonin e ri tregtar 2020-2021, që nis më 1 Korrik. Për të ruajtur furnizimet për tregun e brendshëm gjatë pandemisë së koronavirusit, Rusia, së bashku me vende të tjera fqinje, që janë eksportues gjigantë të drithërave përmes Detit të Zi, limituan eksportet e drithërave më herët gjatë muajit Prill.
Më shumë se 278 mijë shqiptarë punojnë pa pagë në bizneset familjare. Të dhënat e Instat treguan një rritje të këtij treguesi për vitin 2019 në 22% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve, nga 21.5% që kishte qenë një vit më parë.
Kategoria e të punësuarve pa pagë zë ende një peshë mjaft të lartë në tregun e punës. Po t’i shtojmë kësaj shifre edhe rreth 409 mijë të vetëpunësuar pa pagë në aktivitetet e tyre private, në total janë rreth 687 mijë shqiptarë ose rreth 54.3% e gjithë numrit të të punësuarave që hyjnë në kategorinë e ashtuquajtur “punësim i brishtë”. Ai klasifikohet si i brishtë, sepse, ose nuk siguron të ardhura në rastin e të punësuarve pa pagesë në familje, ose bart më shumë rreziqe për punësimin afatgjatë, në rastin e të vetë punësuarve.
Aktivitetet e vogla private ku individët janë të vetëpunësuar, për shkak të përmasave, kanë konkurrueshmëri më të ulët dhe japin pak siguri për punësim dhe të ardhura afatgjata. Për disa dekada, vetëpunësimi familjar ka mbijetuar sidomos falë nivelit të lartë të informalitetit. Vitet e fundit, trysnia në rritja për formalizim e ka vështirësuar mbijetesën e bizneseve të vogla familjare të shërbimeve. Përqindja e lartë e punësimit të brishtë është një nga karakteristikat kryesore të ekonomive të pazhvilluara. Diferencat e Shqipërisë me ekonomitë fqinje janë mjaft të mëdha.