Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se, në 5213 qendra votimi votuan 1 595 360 zgjedhës në total, nga 3 650 658 votues të thirrur në zgjedhje.
Sipas Celibashit pjesëmarrja në zgjedhje ishte 38.22 % e votuesve të thirrur.
Sipas tij, në total Partia Socialiste ka marrë 786 566 vota, Partia Demokratike ka marrë 36 852 vota dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” 501 402 vota.
Celibashi informoi se, PS ka fituar 53 mandate për kryetarë bashkie nga 61, Partia Minioriteti Etnik Grek për të Ardhmen Evropiane të Shqipërisë, 1 mandat dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë”, 7 mandate.
Celibashi publikoi edhe emrat e kryetarëve të bashkive të shpallur fitues nga KQZ.
- Belsh; Arfi Tafani, PS
- Berat; Ervin Demo, PS
- Bulqizë; Festime Mjeshtri, PS
- Cërrik; Andi Salla, PS
- Delvinë; Besmir Deliu, PS
- Devoll ; Eduard Duro, PS
- Dibër; Rrahim Spahiu, PS
- Dimal; Juliana Memaj, PS
- Divjakë; Josif Gorrea, PS
- Dropull; Dhimitraq Toli, PS
- Durrës; Emiriana Sako, PS
- Elbasan; Gledian Llatja, PS
- Fier; Armando Subashi, PS
- Finiq; Romeo Çakulli, MEGA
- Fushë-Arrëz; Hil Curri, koalicioni “Bashkë Fitojmë“
- Gjirokastër; Flamur Golemi, PS
- Gramsh; Besjan Ajazi, PS
- Has; Miftar Dauti, koalicioni “Bashkë Fitojmë“
- Himarë; Alfred Beleri, koalicioni “Bashkë Fitojmë”
- Kamëz; Rakip Suli, PS
- Kavajë; Fisnik Qosja, koalicioni “Bashkë Fitojmë“
- Këlcyrë; Klement Ndoni, PS
- Klos; Valbona Kola, PS
- Kolonjë; Erion Isai, PS
- Konispol; Erges Dule, PS
- Korçë; Sotiraq Filo, PS
- Krujë; Artur Bushi, PS
- Kuçovë; Kreshnik Hajdari, PS
- Kukës; Safet Gjici, PS
- Kurbin; Majlinda Cara, PS
- Lezhë; Pjerin Ndreu, PS
- Libohovë; Leonnard Hide, PS
- Librazhd; Maringlen Disha, PS
- Lushnjë; Eriselda Sefa, PS
- Malësi e Madhe; Tonin Marinaj, PS
- Maliq; Gëzim Topçiu, PS
- Mallakastër; Qerim Ismailaj, PS
- Mat; Agron Malaj, PS
- Mirditë; Albert Mëlyshi, koalicioni “Bashkë Fitojmë“
- Memaliaj; Albert Malaj, koalicioni “Bashkë Fitojmë
- Patos; Fatjon Duro, PS
- Peqin; Bukurosh Maçi, PS
- Përmet; Alma Hoxha, PS
- Pogradec; Ilir Xhakolli, PS
- Poliçan; Adriatik Zoto, PS
- Prrenjas: Nuri Belba, PS
- Pukë; Rrok Dodaj, koalicioni “Bashkë Fitojmë“
- Pustec; Pali Kolefski PS
- Roskovec; Majlinda Bufi, PS
- Rrogozhinë; Edison Memolli, PS
- Sarandë; Oltion Çaçi, PS
- Selenicë; Nertil Bellaj, PS
- Shijak; Elton Arbana, PS
- Shkodër; Benet Beci, PS
- Skrapar; Adriatik Mema, PS
- Tepelenë; Tërmet Peçi, PS
- Tiranë; Erion Veliaj, PS
- Tropojë; Rexhë Byberi, PS
- Vau i Dejës; Kristian Shkreli, PS
- Vlorë; Ermal Dredha, PS
- Vorë; Blerim Shera, PS
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi publikoi edhe disa të dhëna paraprake për numrin e mandateve për anëtarë të këshillave bashkiakë që ka fituar secili prej subjekteve zgjedhore.
Sipas Celibashit, nga numërimi i deritanishëm Partia Socialiste ka fituar 761 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë“ ka fituar 291 mandate, ndërsa PD 119 mandate.
Po ashtu, ai tha se Aleanca Progresiste LZHK ka fituar 16 mandate, Aleanca Arbnore Kombëtare ka fituar 18, Bindja Demokratike 3 mandate, Fryma e Re Demokratike 14 mandate, Minoriteti Etnik Grek 7 mandate, Nisma Thurje 5 mandate, Partia Agrare Ambjentaliste ka marrë 47 mandate, Aleanca Demokratike Shqiptare 9 mandate, Aleanca Demokristiane 12 mandate, Balli Kombëtar 8 mandate, PDIU 28 mandate , Partia e Gjelbër Agrare, 23 mandate, Partia Komuniste 1, Partia Kristiandemokrate 13 mandate.