Ambasada e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për riaktivizimin e Klubit të Biznesit maqedonas në Tiranë. Në praninë e mbi njëzet biznesmenëve nga Maqedonia e Veriut që operojnë në tregun shqiptar, dje (27.04) është rinovuar puna e Klubit të Biznesit Maqedonas në Tiranë. Në takim morën pjesë edhe Kryetarja e Shoqatës së Dhomave të Tregtisë Ines Mucostepa dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Durrësit, Alban Isteri.
“Kjo është një qasje moderne në punën e këtij misioni diplomatik, i cili personelin dhe potencialet e tij të punës i vë plotësisht në shërbim të biznesmenëve nga Maqedonia e Veriut”, kështu thekson Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Tiranë z. Danço Markovski.
Ai theksoi gjithashtu se aktivitetet e ardhshme të Klubit do të synojnë ndërtimin e ndjenjës së përkatësisë ndaj një komuniteti biznesi të aftë për të ndërtuar reputacionin e tij në mesin e strukturave shqiptare, duke demonstruar frymën maqedonase të sipërmarrjes, ekspertizën ndërkombëtare dhe promovimin e imazhit të ri të Republikës së Maqedonia e Veriut.
Takimi u organizua në Qendrën Informative Kulturore të Maqedonisë së Veriut, me qëllim promovimin e unitetit të komunitetit afarist maqedonas, mundësinë e krijimit të marrëdhënieve dhe kontakteve të drejtpërdrejta, shkëmbimin e informacioneve dhe ideve për një performancë më të suksesshme para komunitetit të biznesit shqiptar, gjegjësisht çështjeve dhe problemeve, me interes të përbashkët, zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Njoftimi i plotë i Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë :
Filloi funksionimi i Biznis Klubit Maqedonas në Tiranë
Organizuar nga Ambasada e Maqedonisë, dje në praninë e mbi njëzet biznesmenëve nga Maqedonia e Veriut që operojnë në tregun shqiptar, është rinovuar puna e Klubit të Biznesit Maqedonas në Tiranë. Në takim morën pjesë edhe Kryetarja e Shoqatës së Dhomave të Tregtisë Ines Mucostepa dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Durrësit, Alban Isteri.
Takimi u organizua në Qendrën Informative Kulturore të Maqedonisë së Veriut, me qëllim promovimin e unitetit të komunitetit afarist maqedonas, mundësinë e krijimit të marrëdhënieve dhe kontakteve të drejtpërdrejta, shkëmbimin e informacioneve dhe ideve për një performancë më të suksesshme para komunitetit të biznesit shqiptar, gjegjësisht çështjeve dhe problemeve, me interes të përbashkët, zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Në fjalën e tij, ambasadori Danço Markovski iu referua postulateve bazë sipas të cilave Ambasada u orientua në realizimin e kësaj ideje për themelimin e Klubit të Biznesit. Ai theksoi qasjen moderne në punën e këtij misioni diplomatik, i cili personelin dhe potencialet e tij të punës i vë plotësisht në shërbim të biznesmenëve nga Maqedonia e Veriut. Ai theksoi se aktivitetet e ardhshme të Klubit do të synojnë ndërtimin e ndjenjës së përkatësisë ndaj një komuniteti biznesi të aftë për të ndërtuar reputacionin e tij në mesin e strukturave shqiptare, duke demonstruar frymën maqedonase të sipërmarrjes, ekspertizën ndërkombëtare dhe promovimin e imazhit të ri të Republikës së Maqedonia e Veriut. Përfshirja e Qendrës Informative Kulturore të Maqedonisë në këtë lloj aktiviteti, ndër të tjera, nënkupton kalimin e disa stereotipave për ndërtimin e lidhjeve ekonomiko-tregtare dhe kulturore që duhet të rezultojnë në ngritjen e nivelit të bashkëpunimit ekonomik.
Përfaqësuesit e kompanive si “Vitaminka Prilep”, “Alkaloid – Shkup”, “Cementarnica Usje”, “Duna Computers”, “Europharm”, Be-Da logistics etj., u shprehën të kënaqur me këtë qasje të bashkëpunimit dhe mbrojtjes së interesave të tyre. Në vazhdim të takimit u propozuan hapat konkretë dhe mënyra e funksionimit të Klubit të Biznesit.
Takimi i radhës i anëtarëve të Klubit do të organizohet në mënyrë tematike në grupe me praninë e kompanive shqiptare sipas parimit B2B.
/Argumentum.al