Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump po shqyrton mundësinë për të caktuar Richard Grenell, ish-shefin e tij të inteligjencës, si të dërguarin e posaçëm në konfliktin Rusi-Ukrainë, sipas katër burimeve të njohura me planet e tranzicionit, sipas “Reuters”.
Grenell, i cili shërbeu si ambasador i Trump në Gjermani dhe ushtroi detyrën e drejtorit të inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të Trumpit 2017-2021, do të luante një rol kyç në përpjekjet e Trump për të ndalur luftën – nëse ai zgjidhet përfundimisht për këtë post.
Ndërsa, aktualisht nuk ka asnjë të dërguar të posaçëm të dedikuar vetëm për zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë, Trump po konsideron krijimin e këtij pozicioni, sipas katër burimeve, të cilët kërkuan anonimitetin.
“Trump, përfundimisht mund të vendosë të mos krijojë një të dërguar të posaçëm për konfliktin në Ukrainë, megjithëse ai është duke e konsideruar fuqimisht një gjë të tillë”, thanë burimet.
/Argumentum.al