Richard Grenell: UNMIK, një humbje e parave të taksapaguesve amerikanë, të reformohet

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka fajësuar liderin e UNMIK për dhunën e disa ditëve më parë në veri të Kosovës. Sipas tij UNMIK -u është një humbje e dollarëve të taksave amerikane dhe duhet të reformohet ose të përfundojë njëherë e mirë.

Më tej ai thotë se se kjo dhunë nuk do të kishte ndodhur nëse Donald Trump dhe ekipi i tij do të ishin ende në detyrë.

“Lideri i @UNMIKosovo fajëson komunikimin e dobët, BE, @vonderleyen, dhe NATO për dhunën e ditëve të fundit. Por është ai që është joefektiv dhe i ngadalshëm. UNMIK -u është një humbje e dollarëve të taksave amerikane dhe duhet të reformohet ose të përfundojë në mënyrë drastike”- shkruan Grenell.

“Jam i bindur se kjo dhunë e fundit nuk do të kishte ndodhur nëse Donald Trump dhe ekipi i tij do të ishin ende në detyrë. Ekipi Trump u kujdes për Ballkanin dhe u përfshi në detajet. Udhëheqja ka rëndësi”- shton më tej Grenell.

Grenel

Related- Posts

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist