Një tërmet me magnitudë 4.5 e shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 13:39 të mesditës së sotme në një distancë prej 72 kilometrash në verilindje të Tiranës.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ishte 26 km në Kukës dhe 18 km në Kurbnesh. Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 10 kilometrash.
Lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda dhe janë ndjerë dhe në kryeqytet.
Ndërkohë sipas informacionit paraprak nga IGJEUM, thuhet se dy lëkundje me magnitudë 3.8 dhe 3.9 të shkallës Rihter janë ndjerë në Diber e Kukës.
“Nuk raportohen dëme nga shtabet e Emergjencave Civile në këto dy bashki” thotë Ministria e Mbrojtjes.