Komitet Teknik i Ekspertëve ka dalë me një konferencë të jashtëzakonshme sot dhe duke u bazuar në eksperiencën e vendeve të tjera dhe rekomandimet e OBSH, propozon marrjen e disa masave shtesë në luftën kundër Covid-19.
Nga e mërkura dhe për tre javët në vijim, do të ndalohet qarkullimi në oraret 22:00-06:00.
Gjithashtu kufizohet edhe orari i bareve dhe restoranteve në oraret 22:00-06:00 në mëngjes.
Komiteti propozon që administrata publike të punojë nga shtëpia, në rastet kur është e mundur.
“Kemi analizuar me hollësi dhe në detaje rezultatin e masave të marra deri më tani si dhe eksperincën e vendeve përreth. Kemi evidentuar se në Shqipëri është vënë re një shtim i transmetueshmërisë së infeksionit. Është rritur edhe incidenca. Në kushtet ku nuk ka ende një kurrë, mënyra më e mirë është parandalimi. Duke analizuar shifrat, shkaqet, rekomandimet e organizatës së OBSH-së komiteti propozon të merren disa masa në përputhje me strategjinë tone vjeshtë-dimër. Ne vlerësojmë se duhet t’i marrim këto masa dhe i konsiderojmë ato të domosdoshme për pengimin e përhapjes së këtij infeksioni. Masa që ne kemi vendosur është izolimi i vendit nga ora 22:00 deri në ora 06:00. Lokalet dhe restorarantet mbyllur pas orës 22:00, përveç shërbimeve delivery. Hyjnë në fuqi të mërkurën, më datë 11. Rishikohen çdo javë”, është shprehur Mira Rakacolli.