Pas vendimit te marre nga Ministria e Mbrojtjes, efektivet e Forcave te Armatosura dislokuar qe mbremjen e djeshme prane Rinasit, kane nisur patrullimit pergjate perimetrit te sigurise se aeroportit.
Prej mbrëmjes së të mërkurës, efektivë të Policisë Ushtarake bëjnë patrullimin e perimetrit të sigurisë së aeroportit, në territorin e të cilit ndodhet edhe pista që përdoret për fluturime ushtarake nga Forcat e Armatosura dhe vendet anëtare të NATO.

Ndërsa, efektivë të Batalionit të Forcave Speciale qëndrojnë në gatishmëri brenda Komandës së Forcës Ajrore.

Ne pergjigje te kerkeses se Presidentit, ajo ka thene se “Nuk kam pse të informoj Presidentin se nuk do shkojmë në luftë”.
Sipas saj, “Nuk është ndonjë precedent i padëgjuar më parë. Por një precedent i përsëritur. Jemi të detyruar të garantojmë sigurimin e perimetrit përmes policisë ushtarake. Nuk është nevoja të evokohet Kushtetuta apo ligje të ndryshme. Prioritet ynë është sigurimi i qytetarëve”.